Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar në Facebook ndërprerjen e paraburgimit të deputetëve, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.
“Albinit dhe Donikës, Kalludra ua ndërpreu paraburgimin e padrejtë e tërësisht të panevojshëm”, ka shkruar Ymeri.
Por, Ymeri ka përmendur faktin që procesi ndaj Kurtit e Kadaj-Bujupit, bashkë edhe me Albulena Haxhiun e Faton Topallin akoma nuk ka përfunduar.
“Është shumë mirë që nuk do të mbahen më në burg. Por përndjekja ndaj tyre nuk ka përfunduar. Procesi ndaj Albinit, Donikës, Albulenës e Fatonit po vazhdon. Më 3 janar të vitit të ardhshëm do të shqiptohet vendimi i trupit gjykues ndaj tyre, i prirë nga Beqir Kalludra”.
“Ky gjykatës po i gjykon deputetët e Kuvendit të Republikës sepse këta ia mbrojtën sovranitetin e territorin kësaj Republike! Ia mbrojtën asaj kushtetuetshmërinë të cilën synonte ta përmbys Vuçiqi përmes Thaçit e Mustafës. Praktikisht Kalludra po thotë se kushtetueshmëria e Republikës nuk është e rëndësishme – ankesat e disa prej eksponentëve të pushtetit që e ka kap shtetin janë ligji në Kosovë!”.
Lideri i Vetëvendosjes e ka quajtura procesin gjyqësor politik dhe të padrejtë.
“Të mos harrojmë se e njëjta (gjykatë) i dënoi Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean pa asnjë provë përmes një vendimi skandaloz gjyqësor. Pra kjo gjykatë e ky gjykatës e kanë dëshmuar tashmë se shqiptimin e padrejtësisë e kanë punë të zakonshme”.
“Deputetët duhen liruar menjëherë nga ky proces i padrejtë. Aktivistët e dënuar duhen liruar menjëherë nga përndjekja që po u bëhet”./Arbresh.info/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...