Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas ndaljes së fjalës së deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.
Ata kanë vlerësuar që ky veprim i Kadri Veselit është një precedent që duhet të shërbejë si një sinjal dhe alarm i jashtëzakonshëm për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk pranon cenimin e fjalës dhe shprehjes së lirë në Republikën e Kosovës.
Reagimi i plotë i VV-së:
“Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në mënyrë arbitrare, me arrogancë dhe egërsi të pashembullt, i ka ndërprerë fjalën deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Frashër Krasniqi pas një fjalie të vetme të thënë në foltore. Derisa deputeti Krasniqi ishte duke folur në foltoren e Kuvendit, në kohën e deklarimeve jashtë rendit ditës sipas radhës, pa paralajmërim, në kundërshtim me normat e Rregullores së Kuvendit, pa asnjë bazë ligjore dhe pa kurrfarë arsyetimi, Kadri Veseli i ka ndërprerë fjalën. Ky është veprim kundërkushtetues, i kundërligjshëm dhe i patolerueshëm.
Ky veprim i Kadri Veselit është një precedent që duhet të shërbejë si një sinjal dhe alarm i jashtëzakonshëm për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, për gjithë shoqërinë kosovare, për secilin qytetar të lirë të Republikës së Kosovës. Ky veprim përbën edhe një shembull më shumë të kapjes totale jo vetëm të institucioneve shtetërore, por tani edhe i të drejtës për mendimin, shprehjen dhe fjalën e lirë. Madje në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje serioze në kuptimin e plotë të fjalës.
Veprimi i tillë i pakontrolluar, arbitrar e i paarsyetuar i Kadri Veselit, përveç shkeljes normative të garantuar me Kushtetutë dhe Rregullores së Kuvendit, jo vetëm lë shumë për të dyshuar, por detyrimisht hapë shteg për shumë pyetje dhe në kuptimin politik. Çfarë është prapaskena e këtij veprimi kundërligjor e arbitrar? Cila është frika e vetë Kadri Veselit nga shprehja e lirë e një deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës? Pse Kadri Veseli sot reagoi si ta trajtonte Frashër Krasniqin ‘terrorist’. Deri ku mund të shkojë arbitrariteti dhe keqpërdorimi i pozitës së Kryetarit të Kuvendit? A mos e nënkupton kjo edhe kapjen e sistemit tonë gjyqësor nga Kadri Veseli që po ngritë raste të montuara politike kundër VETËVENDOSJE!-s?
Lëvizja VETËVENDOSJE! në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk pranon cenimin e fjalës dhe shprehjes së lirë në Republikën e Kosovës si e drejtë dhe liri e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si normë e arritur humane globale, nga asnjë person apo institucion, pa marrë parasysh hierarkinë, pozitën apo fuqinë keqpërdoruese. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk pranon dhe nuk lejon një krim të tillë, nuk lejon cenimin e thelbit të qenies njerëzore”./arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj