Google ADS

Reagon Vjosa Osmani pas vendimit të Gjykatës Supreme

20:54 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, njëherit bartësja e listës “Guxo” në Lëvizjen Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, në të cilin Albin Kurtit i ndalohet të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani ka thënë se në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik.

“Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri…

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, January 29, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme