Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas raportimit të Telegrafit për dhunën që një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka ushtruar ndaj një vajzë të mitur.
Veliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se menjëherë ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të filloj hetimet në lidhje me rastin e fundit, ndërsa shtoi se rastet e tilla po ndodhin por prandaj ekzistojmë mekanizmat që i monitorojnë edhe punën policore.
“Policia e Kosovës është një institucion profesional kredibil dhe gëzon besueshmërinë e lartë të qytetarëve të Kosovës. Rastet e incidenteve mes zyrtarëve policor dhe qytetarëve fatkeqësisht po ndodhin, prandaj ekzistojnë edhe mekanizmat mbikëqyrës që monitorojnë dhe kontrollojnë punën policore”, shkruan Veliu.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Policia e Kosovës është një institucion profesional kredibil dhe gëzon besueshmërinë e lartë të qytetarëve të Kosovës.
Rastet e incidenteve mes zyrtarëve policor dhe qytetarëve fatkeqësisht po ndodhin, prandaj ekzistojnë edhe mekanizmat mbikëqyrës që monitorojnë dhe kontrollojnë punën policore.
Si Ministër i Punëve të Brendshme kërkova menjëherë nga Inspektorati Policor që të filloj hetimet në lidhje me rastin e fundit ashtu siç ka hetuar edhe rastet e tjera dhe dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë si Ministër do të sigurohemi që Policia e Kosovës të reflektojë profesionalizëm, transparencë dhe respektim të drejtave të njeriut pa dallim.
Trajtimi situatave të ndryshme duhet të bëhet duke ruajtur vlerat demokratike dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut,ky është dhe do të jetë imperativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Policja rrah brutalisht një vajzë në afërsi të një shkollë në Prishtinë
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...