Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Salih Mustafës-Calit, ka reaguar vajza e këtij të fundit, Buna Mustafa.
Ajo në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar një poezi të dëshmorit, Bahri Fazliut, bashkëluftëtarit të babait të saj, teksa thotë se mes rreshtave të kësaj poezi takon dhe përqafon babin e saj, shkruan Arbresh.info.
Buna thotë se me vendimin e Apelit, po e përulin dhe shtrembërojnë historinë tonë të pastër, të larë me gjakun e të rinjve.
Lexo edhe:
Dhomat e Specializuara me njoftim të plotë për vendimin e Apelit ndaj Sali Mustafës
Postimi i saj i plotë:
Si fëmi i kam lexu poezitë e xhaxhit Bahri gjatë pushimeve. E sot si studente po i rilexoj poezitë e tij gjatë pauzave për me e taku e me përqafu babin në vizitën e pasditës në Hagë.
E qysh me i tregu xhaxhit Bahri, hero i kombit, se bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i tij po gjykohet padrejtësisht për luftën e pastër që e bënë krah për krah? E qysh me i tregu xhaxhit Bahri që shoku i tij i ngushtë po vuan dënim në burgjet e Hagës. Sa e rëndë do ishte që heronjtë tanë, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Ilir Konushevci, Isa Kastrati e Sokol Sopi ta kuptonin se bashkëluftëtarin e tyre po e përulin e historinë tonë të pastër, të drejtë, e të larë me gjakun e të rinjve tanë po e shtrembërojnë aq shumë saqë nuk po mundemi të njohim as vetveten./Arbresh.info
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...