Google ADS

Reagon Uka: Jam në gjendje të tërhiqem nëse mendoni kam gisht unë në këtë gjë

20:59 | 17 Korrik 2022
K.B

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka thënë se dorëhiqet nga pozita e deputetit nëse vërtetohet se ai ka ndikuar në punësimin e gruas në Universitetin e Prishtinës.

Të dielën është raportuar se gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje është punësuar duke ia marrë vendin një doktorante në Oxford.

Postimi i plotë

Shkurt e shqip dhe shumë sinqerisht,
Ndryshoni urgjent rregulloren e Universitetit të Prishtinës dhe le të kenë përparësi në angazhim ata që kanë studiuar jashtë vendit. Le të privilegjohen ata që vijnë nga universitetet më të mira ndërkombëtare (kështu më përshtatet edhe mua personalisht). Nëse mbetet ndonjë vend bosh, propozoj të angazhohen të diplomuarit nga UP apo institucionet tona të arsimit të lartë. A jeni dakord?!

Bëjeni realitet vetingun në arsimin e lartë dhe largoni ata që kanë uzurpuar karriget në UP me publikime mediokre në revista pseudoshkencore dhe nuk kanë asnjë kredencial akademik. Largoni plagjiatorët. Kështu do të ketë edhe më shumë hapësirë në UP për ata që studiojnë në universitete prestigjioze, por edhe për ndonjë të suksesshëm me “diplomën e pavlefshme” të Kosovës. A ta bëjmë vetingun?!• Problemi i UP-së nuk është Yllka Syla. Yllka Syla mund të jetë viktimë e problemeve në UP. Por, sot mediet e paskan shpallur fajtore, sepse ka zgjedhur të aplikoj në pozitën e njëjtë që ka aplikuar që nga viti 2018.

Jo pse nuk e meriton pozitën (me rregulloren me të cilën unë po e kundërshtoj), por sepse është bashkëshortja ime (shpresoj edhe për ca kohë mbas këtij korrelacioni që demotivon marrëdhëniet ndërpersonale dhe martesën). Meqë jemi këtu, a të gjitha pozitat në Antropolgji dhe Arkeologji qenkan reduktuar në lëndët që i mban “gruaja e deputetit” që nga viti 2018?! A nuk ka mundësi të tjera të angazhimit me projekte apo programe shkëmbimi, qoftë edhe me shmangie nga rregullorja për ata që studiojnë jashtë? A nuk duket si grackë?!

Ka kohë që rrugët profesionale i kemi ndarë me Yllkën që nuk ka ndjekur asnjëherë këshillat e mija për karrierën. Sa i përket aplikimit rutinor në UP dhe gjoja “ndikimit tim”, ju them me përgjegjësi të plotë që nëse gjeni vetëm një anëtar të komisionit apo këshillit/menaxhmentit që ka folur me mua për këtë çështje jam në gjendje të dorëhiqem nga secila pozitë publike. A jeni në gjendje që ta bëni të gjithë të njëjtën? Për të vemtin absurd që më duhet të kërkoj falje, është që nuk e kam “ndaluar gruan” të aplikoj në një pozitë që e mban nga viti 2018!

Tash, më thoni vetëm edhe këtë, gatishmërinë e deklaruar të Yllkës që të tërhiqet (jo për shkak të presioneve), por për shkak të standartit të ri të meritokracisë që duam ta përdorim (nëse e instalojmë si të tillë që nga nesër), a jeni në gjendje që ta ndiqni të gjithë? A jeni në gjendje që ta secili prej jush me shembullin tuaj? A do ta publikonin mediet me të njëjtin zell edhe një lajm të tillë?!
Ju sfidon bashkëshkorti i psikologes, etnologes dhe zyrtarës për kulturë në Komunën e Prishtinës, Fitim Uka!  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme