Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, reagon ashpër lidhur me kërcënimet të cilat i janë bërë Prokurorit të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku dhe familjes së tij.
Duke marr parasysh kërcënimet e kohëve të fundit ndaj prokurorëve të shtetit të niveleve të ndryshme, si shoqatë e prokurorëve të Kosovës, dënojmë çdo akt të kundërligjshëm të çdo individi kundër prokurorëve.
Andaj, Shoqata e Prokurorëve kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen ata të cilët kërcënuan, Prokurorin Maloku dhe familjen e tij, si dhe të njëjtit të sillen para organeve të drejtësisë.
Po ashtu, njoftojmë opinionin se kërcënimet apo sulmet ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkundin asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...