Reagon Shoqata e Bankave të Kosovës pas sulmit të sotëm në një bankë, e quajnë akt kriminal

11:54 | 1 Prill 2022
S D

Sot në mëngjes është grabitur filiali i një banke në lagjen Dardania në Prishtinë, nga tre persona nën kërcënim të armëve, shkruan arbresh.info.

Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Bankave të Kosovës, duke e dënuar dhe quajtur akt kriminal.

“Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë”, thuhet në reagim.

Reagimi plotë;

Grabitja është kryer nga tre persona nën kërcënimin e armëve

Në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar një filial i një banke komerciale, me ç ‘rast është kryer grabitje e armatosur, duke tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët në vendin e ngjarjes.

Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë.

Në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor. Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë./arbresh.info/

Tre persona të armatosur grabitën një bankë, policia jep detaje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme