Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili ditë më parë e quajti trillim masakrën e Reçakut.
Tanin përmes një reagimi për media, rithekson nevojën për të balancuar lirinë e shprehjes me përgjegjësinë politike.
Ai, po ashtu ka shprehur shqetësimin serioz për përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike.
“Tanin shpreh shqetësim serioz për përpjekjet për të shtrembëruar ngjarje të dhimbshme historike. Ai gjithashtu thekson në terma më të fortë nevojën e domosdoshme për një gjyqësor të pavarur pa paragjykime politike dhe / ose etnike. Ai kujton rëndësinë parësore të së drejtës për lirinë e mendimit dhe shprehjes siç përcaktohet në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vëren se kjo e drejtë e fuqishme nuk duhet të jetë në kundërshtim me përgjegjësinë politike të zyrtarëve për të ndjekur ligjërimin që mbron besimin e ndërsjellë dhe respekt”, thuhet në reagimin e shefit të UNMIK-ut.
Ndryshe, “masakra e Reçakut është një trillim dhe është sajuar nga William Walker”, kështu ka deklaruar ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo deklaratë fyese e tij, erdhi ditën kur Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me dy vjet burgim ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Ivan Todosijeviq.
Ai është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, kur forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.
E pas kësaj, Prokuroria Speciale nuk kishte përjashtuar mundësinë që edhe presidenti i Serbisë mund të ndiqet penalisht për këtë deklaratë fyese.
Ndërkohë, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, më saktësisht neni 147, thotë se: “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet”./arbresh.info
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...