Google ADS

Reagon qeveria pas dorëheqjes se Hashim Thaçit: Me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese

13:46 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme