Partia Socialdemokrate ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, është nënshkruar në një errësirë të plotë informative njëjtë sikur ajo për linjën ajrore.
PSD përmes një reagimi për media ka theksuar se krejt ajo çfarë dimë është që për Kosovën nënshkroi Xhemë Veseli si Drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva si Drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse për Serbinë Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën.
“Ne nuk e kemi parë tekstin e marrëveshjes, por e dimë me siguri të plotë që secila marrëveshje që tenton të zgjidhë punë në një fushë konkrete, pa u zgjidhur së pari mosmarrëveshja politike, përbën devijim nga interesat nacionale të Kosovës karshi dialogut, por edhe shtyrje e bishtnim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis dy popujve”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Reagimi i plotë:
Sot u nënshkrua marrëveshja për linjën hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë. Njëjtë sikur ajo për linjën ajrore, edhe kjo marrëveshje po nënshkruhet në një errësirë të plotë informative.
Krejt çfarë dimë është që për Kosovën nënshkroi Xhemë Veseli si Drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva si Drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse për Serbinë Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën. Pjesëmarrës të ceremonisë i pamë që ishin edhe presidentët Thaçi e Vuçiq, sigurisht krejt kjo nën udhëheqjen e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.
Ne nuk e kemi parë tekstin e marrëveshjes, por e dimë me siguri të plotë që secila marrëveshje që tenton të zgjidhë punë në një fushë konkrete, pa u zgjidhur së pari mosmarrëveshja politike, përbën devijim nga interesat nacionale të Kosovës karshi dialogut, por edhe shtyrje e bishtnim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis dy popujve. Kjo sepse bazat politike e juridike të këtyre marrëveshjeve sillen midis rezolutes 1244 dhe formulimeve të natyrës “duke mos paragjykuar statusin politik të Kosovës”. Kështu flet edhe fakti që marrëveshjen e nënshkruajnë zyrtarët civilë dhe jo ata politikë.
Në anën tjetër, Kryeministri dhe Qeveria e sapozgjedhur po vazhdojnë me politikë struci. Siç duket halli i tyre nuk është marrëdhënia me Serbinë, por vetëm marrëdhënia me publikun. Prandaj po fshihen. Me këtë çasje, Kryeministri e Qeveria do të mbeten vagon i negociatave të Hashim Thaçit.
Dialogu me Serbinë kërkon guxim dhe vizion. Kosovës i duhet një marrëveshje ku ka njohje reciproke midis dy shteteve. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për normalizim marrëdhëniesh. Kjo marrëveshje duhet të jetë me të vërtetë përfundimtare, e tillë që nuk lë asnjë çështje të hapur, që mbyll çdo llogari. /
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...