Google ADS

Reagon Prokuroria: Aktakuza ndaj Haskukës, Selimit dhe deputetëve të tjerë është ngritur në vitin 2016

20:02 | 8 Tetor 2021
L G

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar ne media lidhur me ngritjen e aktakuzës për hedhjen e gazit lotjsellës në Kuvend, ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit dhe tre deputetëve të tjerë.

Në reagim thuhet se “Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar “Ekskluzive: Aktakuzë ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre ish-deputetëve se më 2016 hodhën gaz lotsjellës në Parlament”, duke marrë parasysh se aktualizimi i raportimeve të tilla në opinion, në periudha të caktuara kohore, jo vetëm në këtë rast por edhe herë më parë, shpërfaqë tendencë përmes titujve të tyre, pasi në rastin konkret aktakuza e raportuar është ngritur shumë kohë më parë, konkretisht kjo aktakuzë është ngritur më 15.04.2016 dhe është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”.

“Me këtë rast theksojmë se, raportimet me tituj të tillë dhe aktivizimi i tyre në periudha të caktuara kohore shpërfaqin tendencë në opinionin publik, si dhe nuk transmetojnë në mënyrë të duhur punën e sistemit prokurorial”, thuhet në reagim.

Të ngjashme