Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me publikimet se kritikoi pozicionin e qeverisë gjermane sa i përket mundësisë së korrigjimit apo ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.
Ishte pikërisht diplomati i njohur, në të kaluarën sekretar shteti në Gjermani, Wolfgang Ischinger i cili ka reaguar në rrjetin social Twitter në drejtim të Thaçit dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq se patën kritika në drejtim të Qeverisë së Gjermanisë.
Postimi i plotë:
Për sqarim të opinionit publik, më poshtë gjeni të plotë fjalimin tim në Konferencën e Sigurisë në Minsk. Gjermania është aleat strategjik i Republikës së Kosovës. Besoj, sot, sikurse kam besuar gjithmonë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen edhe të Gjermanisë. Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua. HTH
Fjalimi i Thaçit:
https://www.president-ksgov.net/sq/fjalime/fjalimi-i-sht-hashim-thaci-president-i-republikes-se-kosoves-dhene-ne-dreken-mireseardhese-te-konferences-se-sigurise-se-munihut-takimi-i-grupit-baze-ne-minsk-republika-e-bjellorusise-31-tetor-2018
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030