Policia e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në media ku thuhet se policia po e shpërfill kërcënimin ndaj zyrtarit të lartë shtetëror.
Në reagimin e Policisë thuhet se lidhur me këtë rast Policia ka ndërmarrë veprime konkrete duke angazhuar njësitet relevante policore për trajtim dhe ofrim të sigurisë ndaj kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së).
“Sot më datë 17.10.2017 janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve për këtë rast, ndaj njërit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në reagim.
REAGIMI I POLICISË SË KOSOVËS
Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot (me 17.10.2017) në gazetën online “ Insajderi” që mban titullin “Policia e Kosovës shpërfill kërcënimin ndaj zyrtarit të lartë shtetëror”, reagon ndaj këtij shkrimi dhe sqaron me sa vijon:
Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që ka, ku edhe në rastin konkret menjëherë pas pranimit të informacionit me datë 16.10.2017, rreth orës 17:20 minuta ka ndërmarrë veprime konkrete duke angazhuar njësitet relevante policore për trajtim dhe ofrim të sigurisë ndaj kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së).
Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të zyrtarëve policor dje me (16.10.2017) është takuar ankuesi Blerim Dina në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, nga i cili janë informuar shkurtimisht lidhur me rastin.
I njëjti është marrë me veturë zyrtare dhe është sjell në Drejtorinë për Hetime të Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku edhe i është marrë deklaratë me shkrim për të gjitha veprimet dhe konkretisht për deklaratën e tij, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Lidhur me rastin në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente janë kryer hetime intensive, duke përfshirë edhe mbledhjen dhe sigurimin e dëshmive relevante që ndërlidhen me rastin sipas procedurës ligjore të paraparë në Kodin e Procedurës Penale.
Ndërsa sot më datë 17.10.2017 janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve për këtë rast, ndaj njërit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës bazuar në vlerësimet e bëra ka angazhuar njësi policore në ofrim të sigurisë ndaj zyrtarit të OSHP-se.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rasteve kriminale, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...