Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish duke thënë se nuk e mbështetë kryeministrin e Albin Kurtit për siç thotë ai eksperimentet që Kurti po i bën me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.
Ai për Policinë e Kosovës ka thënë se është në krye të detyrës.
”Policia në nivel të detyrës, por Qeveria totalisht e paaftë në mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje me Serbinë. Por nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i bëjë pa ShBA e BE”, ka shkruar ai në Twitter.
Në reagimin e parë ai shkroi se tensionet në veri janë të papranueshme! Sulmet dhe lëndimi i policëve janë akt i rëndë dhune dhe si të tilla janë të dënueshme. Serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna dhe të mos bijnë pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...