Gazetari kosovar, Halil Berisha ka reaguar për herë të parë pas dëshmisë së dhënë para Dhomave të Specializuara.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur, transmeton arbresh.info
“Po e nisi me këtë falënderim për s’pari familjen, pastaj kolegët e ish-kolegët, shoqërinë e në veçanti ata që edhe pa më njoftë personalisht më kanë përkrahë publikisht e privatisht”, ka shkruar Berisha.
Ai tutje ka treguar për presionin që ka pasur sa i përket paraqitjes në Hagë, mirpëo pa dhënë ndonjë detaj.
“Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj”, ka shkruar tutje Berisha.
Kujtojmë që Berisha ishte dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/
Postimi i plotë:
Faleminderit nga zemra krejtve ❤
Po e nisi me këtë falënderim për s’pari familjen, pastaj kolegët e ish-kolegët, shoqërinë e në veçanti ata që edhe pa më njoftë personalisht më kanë përkrahë publikisht e privatisht.
Kjo pavarësisht paragjykimeve t’para kur qytetarët më kanë pa në atë dhomën e famshme.
Falenderim t’veçantë kam edhe për avokatin Arianit Koci, me t’cilin për disa ditë me radhë, çdo ditë, jemi taku n’Hagë të Holandes.
Arianiti ndihmë të jashtëzakonshme me ka jap edhe para se me shku n’Hagë. Bile krejt këtë punë u kanë i vullnetit me e bo edhe pa asnjë cent. Pak, shumë pak njerëz mujnë me ba këta. Faleminderit shumë Arianit ❤.
Faleminderit edhe per ata që gjithmonë kam me i pas kolegë, shokë e krah të djathtë, Infokus .
Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj.
Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka tjetër, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...