Google ADS

Reagon PDK: Shpendi e ka dëmtu vet për me u viktimizu

15:24 | 11 Gusht 2017
arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lincimeve dhe ngritjes së dyshimeve nga Lëvizja Vetëvendosje se opozita është fajtore për dëmtimin në parkun e Gërmisë, duke ngritur dyshime po ashtu se ky akt vandal është politik.

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë për arbresh.info se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka dëmtuar vetë.

“Shpend Ahmeti e ka dëmtu vet për me u viktimizu, edhe me na fajësu neve. S’kom ide për këtë që ka ndodhë,” është shprehur Çelaj.

Dëmtimi i sotëm në parkun e Gërmisë, dhe më pas rregullimi nga autoritetet komunale mori jehonë në rrjetet sociale fillimisht nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, më pas edhe vartësit e tij në komunë ndër ata edhe Adonis Tahiri e Erzen Vraniqi.

Më poshtë po ju sjellim reagimet e tyre për këtë dëmtim:

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10156521348077166

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10213737676138770&set=a.10200216001345351.276272.1311790390&type=3

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1908159069510472&id=100009491927869

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme