Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas shkarkimeve të tre drejtorëve nga kryeministri Avdullah Hoti.
Hoxha thotë se LDK’ja nuk po mund të përmbahet nga “veprimet komuniste” dhe thotë se shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë u bë për shkak të arrestimit të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugovës.
Shkrimi i plotë i Hoxhës
“LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë kryekëput i lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Haki Rugova, nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje, kështu ka thënë Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha .
“Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë
Kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...