Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar rëndë kërcënimin që i është bërë ditë më parë gazetares Arbana Xharra.
Ai përmes një postimin në Facebook bën apel tek institucionet kompetente që t’i ofrojnë siguri gazetares, përcjell arbresh.info
“E dënoj aktin kriminal të kërcënimit ndaj gazetares Arbana Xharra. Arbana është qytetare e Kosovës dhe përfaqëson mendimin dhe fjalën e lirë andaj ky akt është sulm ndaj fjalës së lirë. Bëj apel tek institucionet kompetente që ti ofrojnë siguri Arbanës e qytatarëve të Kosovës dhe të ndërmarrin masa që raste të tilla ti parandalojnë në të ardhmen”, shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info
Kujtojmë se një prej kërcënimeve më serioze ndaj gazetarëve në Kosovë ka ndodhur dhjetë ditë më parë ndaj Arbana Xharrës. Pranë derës së apartamentit ku jeton dhe në parkingun ku e lë veturën, persona deri më tash të panjohur kanë vizatuar shenjën e kryqit me ngjyrë të kuqe.
Rasti është hapur në Policinë e Kosovës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...