Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka mirëpritur pezullimin e grevës në arsim nga mësimdhënësit.
Nagavci, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të marrin të gjitha masat që të hënën gjithçka të jetë gati për të filluar mësimin në shkolla e punën në çerdhe, pa asnjë pengesë.
Ajo është shprehur se një muaj i humbur i mësimit është një dëm i madh, andaj dhe puna e angazhimi i të gjithëve për përmirësuar këto humbje, duhet të jetë edhe më i madh.
Nagavci shtoi se si Ministre e Arsimit është e hapur për dialog social, angazhim të përbashkët në përmirësim të kushteve të punës, rezultateve në arsim si dhe avancim të pozitës së mësimdhënësve.
“Ashtu siç kam vepruar që nga dita e parë e detyrës, jam e hapur për dialog social, angazhim të përbashkët në përmirësim të kushteve të punës, rezultateve në arsim si dhe avancim të pozitës së mësimdhënësve. Mirëpresim dialogun social e bashkëpunimin e sinqertë, ashtu si urojmë që për të gjithë interesi më i mirë i fëmijëve të jetë në rradhë të parë”, shkruan ndër të tjera ajo./arbresh.info/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...