Google ADS

Reagon Murati: U kërkoj falje luftëtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre

17:12 | 1 Korrik 2022
E.H

Ministri i Financave Hekuran Murati ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur para gjashtë viteve në disa postime të tij në Facebook.

Murati thotë se i përulet sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se ka shkruar nga mllefi për “fryrje të listave” të veteranëve për përfitime financiare.

Për gjuhën në ato postime, ministri ka kërkuar falje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme