Ministria e Shëndetësisë ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me grevën e sotme të profesionistëve shëndetësorë, duke thënë se mbetet e përkushtuar që të punojnë të gjithë së bashku për tejkalimin e kësaj situate, në mënyrë që të mos dëmtohen pacientët.
Në një komunikatë për media thuhet se MSH ka punuar bashkë me FSSH-në që në kuadër të Projektligjit për pagat në sektorin publik, të adresojë kërkesat për rritje të pagave në nivelin që profesionistët shëndetësor e meritojnë, duke e argumentuar pse duhet që punëtorët shëndetësorë të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.
MSH qëndron prapa këtyre kërkesave dhe argumenteve të prezantuara në Qeveri dhe në Projektligjin për pagat dhe beson që përgjigja do të jetë pozitive nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit, me qëllim që sistemit shëndetësor t’i jepet shtytje në reformën e tij dhe po ashtu profesionistit shëndetësor t’i jepet vendi i merituar brenda këtij sistemi.
Ndryshe, punëtorët shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot kanë hyrë në grevë 24 orëshe, të cilët po kërkojnë ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknik të këtij sektori.
Përveç kësaj, punëtorët shëndetësor po kërkojnë edhe respektimin e kontratës kolektive sektoriale. në grevë sot ka hyrë vetëm QKUK-ja, por në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre punëtorët shëndetësor paralajmërojnë se mund të ketë masa edhe më radikale sindikaliste.
Për masat që do t’i ndërmarrin më tutje, FSShK do të mbajë me 20 dhjetor mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku do të vendoset edhe nëse në grevë do të hyjnë edhe qendrat spitalore tjera.
Në grevë ka hyrë edhe Klinika Emergjente në QKUK, megjithatë shërbime shëndetësore po ofrohen vetëm për rastet kur ka rrezik për jetë.
Qytetarë të shumtë në Klinikat tjera të QKUK-së nuk kanë mundur të marrin shërbime shëndetësore.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...