Google ADS

Reagon Ministria e Financave: Qeveria nuk i ka ndarë 15 milionë euro për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri të Kosovës

16:27 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministria e Financave dhe Transfereve e ka demantuar lajmin se janë ndarë 15 milionë euro nga Qeveria e Kosovës, për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri të vendit.

Përmes një komunikate nisur për media, nga MFT kanë deklaruar se bëhet fjalë për një lajm të rremë, derisa kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes buxhetore të KOSTT-it.

“Kjo ndarje buxhetore do të siguronte që sistemi elektro-energjetik i Kosovës të mos shkaktoj devijime ndaj sistemit evropian, gjë që është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, përkatësisht pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia. Pavarësimi energjetik i Kosovës do të mundësoj kontrollin e kufijve energjetik të Kosovës (linjat ndërkufitare të transmisionit me vendet fqinje) nga ana e KOSTT, dhe do të mundësonte bashkimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë (duke përfshirë vendosjen në operim të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri dhe operimin e bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri), gjëra të cilat do të sjellin përfitime financiare për konsumatorët e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

https://www.facebook.com/MinistriaeFinancavedheTransfereve/posts/2672415369522593

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme