Reagon ministri Vitia: Është e pavërtetë deklarata e Haxhiut se vaksinat janë të skaduara

11:08 | 7 Korrik 2021
M. A.

Deputeti i PDK-së- Bekim Haxhiu iu ka bërë thirrje qytetarëve që duan të vaksinohen, që të shikojnë datën e skadimit të vaksinës para se ta marrin atë.

Ai sot në Kuvendin e Kosovës ka ngritur dyshime se vaksinat e ardhura si donacion nga Norvegjia u ka skaduar afati.

Mirëpo, për këtë ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke e quajtur të pavërtetë, shkruan arbresh.info.

“Kjo është një e pa vërtetë. E pa vërtetë. Këtë ta ka demantuar edhe Ministria e Shëndetësisë por edhe Mbretëria e Norvegjisë. Derën hapu e keni hajdeni dhe shikojeni afatin e vaksinave”, tha ministri Vitia.

E deputeti Haxhiu kishte deklaruar:

“Këto ditë ministria ka pranuar donacion të vaksinave nga Norvegjia. E këto vaksina Astra Zeneka i ka larguar Norvegjia. E në Norvegji thuhet se afati këtyre vaksinave u skadon në muajin qershor dhe korrik”.

Haxhiu pyet Ministrinë e Shëndetësisë përse keni pranuar donacion të vaksinave që BE i ka heq nga përdorimi.

“I ftoj qytetarët që para vaksinimit të shikojnë mirë datën e skadimit. Bazuar në ligje çdo vaksinë e prodhuar ka afat 6 muaj”, ishte thirrja e deputetit Haxhiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme