Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar ky i fundit.
Lekaj i akuzuar për korrupsion gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, ka thënë se subvencionet gjatë asaj kohe janë shpërndarë në mënyrë të ligjshme, transmeton lajmi.net.
Andaj, ai përmes facebook-ut nuk paralajmëron dorëheqje, por thotë se do të vazhdojë të kryej punë pa marrë parasysh tendencën dhe presionin.
Deklarata e Ministrit:
“Po lexoj në media që organet e drejtësisë paskan ngritur një aktakuzë për një çështje të para 10 viteve. Krejt çka mund të them tani për tani është se në asnjë rast e rrethanë nuk kam vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet, të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës. Ashtu siç kam qenë, do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë. Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë, jam i gatshëm ta respektoj. Por nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencën dhe presionin”./arbresh.info/
Rezultatet fillestare i japin epërsi të lehtë presidentes pr...
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...