Google ADS

Reagon ministri i Zhvillimit Ekonomik: Kosova e ka edhe një shans për në ENTSO

19:14 | 11 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kosova kishte kërkuar nga rrjeti i operatorëve të sistemit të transmisionit të energjisë elektrike pë vendet e Evropës t’i njihen kufijtë energjetik. Mirëpo, në votimin që ka zgjatur deri të premten, Kosova ka marrë 65 nga 72 vota sa është dashur për t’u pranuar.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se Kosova e ka edhe një shanse kur të diskutohet anëtarësimi në Asamblenë e ENTSO’së. Kosova për çdo vit humb mbi 10 milionë euro për shkak të mos kontrollit të kufijve energjetik.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se Kosova s’është pranuar për t’i kontrolluar kufijtë energjetik në Rrjetin e  Operatorëve të Transmisionit të Energjisë Elektrike për vendet e BE’së. Ka thënë se kundër Kosovës kanë votuar Serbia, Bosnja, Rumania, Bullgaria, Spanja, Hungaria kurse kanë abstenuar Maqedonia dhe Mali i Zi.

Anëtarësimi i Kosovës në ENTSO do t’i mundësonte Kosovës shitjen energjisë elektrike që ndodh përmes Kosovës.

Megjithëkëtë, Lluka ka thënë se Kosova ende s’ka aplikuar për anëtarësim por vetëm për të marrë statusin e kontrollit të kufijve energjetik.

Sidoqoftë, ai ka thënë se Asambleja e ENTSO do ta shqyrtojë edhe një herë kërkesën e Kosovës pasi e njëjta kërkesë do të shkojë përsëri edhe përmes Bordit të ENTSO’s.

“Opsioni i dytë kur Bordi i ENSO i bëjnë një propozim Asamblesë së ENTSO’së. Edhe një herë del në votim. E kemi edhe një shanse”, ka thënë Lluka, për Express, të shtun

Në anën tjetër, Visar Ymeri, deputet i PSD’së, ka thënë se Kosova duhet të kërkojë sqarime nga Maqedonia dhe Mali i Zi se pse s’e kanë përkrahur shtetin kosovar të bëhet kontrolluese e kufijve energjetik.

”Maqedonia veriore, sikur Mali i Zi, paskan abstenuar në votimin për anëtarësimin e Kosovës (KOSTT) në ENTSO-e. Kjo e fundit është rrjeti i operatorëve të sistemeve tê transmisionit të energjisë elektrike për vendet e Evropës. Pranimi i Kosovës në këtë rrjet do të nënkuptonte pavarësim formal e real të sistemit energjetik të Kosovês nga ai i Serbisë. Përveç tjerash ne humbim miliona euro në pagesa, por edhe nga mosinkasimi i mjeteve për tranzitin e energjisë elektrike nëpër rrjetin e KOSTT”, ka njoftuar Ymeri, në një shkrim në FB.

 

Sipas të dhënave të KOST-it, si rezultat i moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, Kosova humb rreth 10 milionë euro në vit. Kjo për arsyen se Operatori i Sistemit të Serbisë (Elektro Mreza Srbije- EMS) vazhdon të mbledhë të hyrat e alokimit të kapaciteteve për linjat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme