Reagon Meta: Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës në Zubin Potok

18:57 | 15 Prill 2022
L G

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmin që u është bërë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Meta, përmes një postimit në Facebook, shkruan se e dënon ashpër sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ai ka bërë thirrje që të shmanget çdo provokim dhe përshkallëzim i tensioneve në Kosovë.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Meta.

Të ngjashme