Reagon Lutfi Haziri: Nuk e pranojmë rezultatin në Prishtinë dhe Dragash

17:12 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka reaguar menjëherë pas rezultateve të votave me kusht në Prishtinë, ku fitues po del të jetë Shpend Ahmeti, raporton Gazeta Blic.

Haziri ka thënë se LDK nuk e pranon rezultatin në Prishtinë.

Ai më tej ka thënë se kërkojnë rinumërim të votave në Prishtinë e madje edhe në Dragash.

“Kërkojmë, rinumërimin deri sa nuk ndodhë rinumërim nuk ka rezultat në Prishtinë ..do të kërkojmë çdo rrugë ligjore me dëshmu rinumërimin për Prishtinën. Po ashtu besoj edhe për Dragashin”, ka deklaruar Haziri për Gazeta Blic.

Kujtojmë se Shpend Ahmeti ka marrë 861 ndërsa Arban Abrashi 733 vota sot gjatë numërimit të votave me kusht.Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka fituar edhe një mandat në krye të Kryeqytetit.

Fitorja e tij është konfirmuar vetëm pasi janë numëruar votat me kusht dhe ato me postë.

Ka dalë para Arban Abrashit vetëm me 128 vota.

Ndryshe edhe në komunën e Dragashit, LDK është mposhtur nga PDK-ja.

Ndërkohë, PZAP i kishte dhënë të drejtë LDK-ë e PDK-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe në Prizren, mirëpo dje Gjykata Supreme kishte anuluar këtë vendim, pas ankesës që kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme