Google ADS

Reagon Lekaj pas ngatërrimit të fjalëve “fëmijërore” me “feministe”

11:00 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u ka kërkuar falje qytetarëve e veçanërisht gjinisë femërorë për shkak të ngatërrimit të fjalës “fëmijërore” me “feministe” mbrëmë gjatë një emisioni televiziv.

Lekaj e ka thënë se ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtjesor.

Postimi i plotë në facebook:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme