Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas suspendimit prej tri ditësh të zyrtarit policor, Amir Hoxha.
Ajo tha se tendenca për ta heshtur kritikën është cenim i demokracisë.
Më tutje, Halimi tha suspendimi i zyrtarit policor është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare dhe se krijon precedent kundërt lirisë së shprehjes.
“Tendenca për ta heshtur kritikën, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, përveç se është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, është cenim i madhë i demokracisë dhe krijon precedent të tmerrshëm kundër lirisë së shprehjes. Qeveria, institucionet shtetërore dhe policia duhet të përdorin të gjitha mjetet që me çdo kusht ta ruajnë këtë liri kushtetuese, e jo t`i përdorin ato si mjet për t`ia mbyllur gojën, kujtdo që e kritikon pushtetin. Në vend se kjo qeveri të kujdeset për sigurimin e kushteve të dinjitetshme për Policinë e Kosovës, ajo po kujdeset që t’i mbajë të nënshtruar nëpërmjet disiplinimit dhe kontrollit të tyre”, ka shkruar Halimi.
Publikimi i shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit për naftë, ka nxitur një reagim masiv të shoqërisë. Kritikë për shpenzimet e mëdha të deputetëve për naftë ka bërë edhe polici i Kosovës, Amir Hoxha.
Kjo kritikë publike përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhës i ka kushtuar me suspendim prej 3 ditësh.
Ai pretendon se është suspenduar për arsyen se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore duke u ankuar në rrjete sociale.
“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë . Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...