Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur të premten pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ndaj kësaj, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se partia në pushtet po vazhdon të kapë bordet e institucioneve të pavarura.
Në reagimin e LDK-së, thuhet se përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së u bë me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, si dhe me disbalanc total gjinor, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, këtë ndikim, partia në pushtet po e bën duke ushtruar presion ndaj senatorëve dhe organizatave të afërta me partinë në pushtet.
“Përzgjedhja në masë të madhe dëshmoi se anëtarët u përzgjodhën me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, me disbalanc total gjinor, duke mos e respektuar as Ligji për Barazi Gjinore. Këtë ndikim partia në pushtet e ka bërë përmes ushtrimit të presionit ndaj senatorëve dhe organizatave studentore të afërta me partinë në pushtet, të cilit i ka ndihmuar një interpretim kundërthënës që u ka marrë mandatin senatorëve nga radhët e studentëve, për çfarë kishte pakënaqësi dhe protestë para Rektoratit të UP-së”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Tutje, LDK e quan të dëmshëm ndikimin e pushtetit në arsim të lartë teksa kërkuan përjashtim të ndikimit partiak në UP.
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP, që morën votat në raundin e tretë, janë: Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...