Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas takimit të sotëm mes drejtuesve të saj dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një njoftim, LDK thotë se në takim ka shpalosur qëndrimet e saj “tashmë të njohura dhe publike për opinionin”, transmeton arbresh.info.
“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ndërkaq për takimin e përfunduar pa marrëveshje njoftoi edhe LVV, e cila deklaroi se nesër do të mbahet një takim tjetër në të cilin të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të Quint-it si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.
“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Lëvizja Vetëvensoje/arbresh.info/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...