Google ADS

Reagon kryetari i Pejës pas sulmit seksual ndaj Mrika Nikqit: Dhuna është krim i dënueshëm

21:39 | 30 Shtator 2022
E.H

Ka reaguar kryetari i qytetit të Pejës, Gazmend Muhaxheri pas denoncimit publik qe ka bërë alpinistja Mrika Nikqi për sulm seksual.

Muhaxheri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale dhe çështje politike.

“Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!”, ka shkruar Muhaxheri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme