Pasi që u anulua llogo e parë e përvjetorin të 10 të Pavarësisë së Kosovës pasi që u konstatua si e vjedhur, Këshilli Organizativ për Shënimin përzgjodhi një logo tjetër.
Llogoja e dytë u punuar nga artisti Zeni Ballazhi dhe përmban numrin 10 të stilizuar me disa yje që ndajnë në mes hartën e Kosovës.
Në media qarkulloi lajmi duke e vënë në konstatim edhe këtë llogo si plagjiaturë. U raportua se llogo e përvjetorit të 10 të Pavarësisë së Kosovës, është e ngjashme me llogon e BDI-së të cilën e kishte në Kongresin Tematik të partisë shqiptare në Maqedoni në vitin 2015, shkruan portal Arbresh.info.
Autori i kësaj logo, Zeni Ballazhi ka reaguar ndaj këtyre lajmeve.
Ai në një përgjigje për portalin Arbresh.info tha se ndonjëherë veprat e tij mund edhe të kenë ngjahmëri sepse sipas tij punonen në stilin e tij.
“Veprat e mia janë të publikuara dhe të mbrojtura me të drejtën autoriale prej vitesh. Ato gjenden kudo, madje edhe jashtë vendit. Unë jam autor edhe i asaj logoje të BDI-së. Ndonjëherë veprat e mia mund të kenë edhe ngjashmëri, sepse i punoj dhe ripunoj gjithmonë me stilin timin dhe vijat e mia, që të jem më unik. Pra, janë vepra të dizajnuara, që mbrohen me të drejtë të plotë autoriale, sepse janë edhe vazhdimësi e punës sime, stilit tim, avancimit tim prej vitesh”, ka thënë ai.
Ai i ka quajtur shpifje këto lajme duke thënë se janë të dënueshme.
“Jam i vetëdijshëm për atë që bëj dhe publikoj, prandaj shpifjet që mund të bëhen në këtë drejtim dhe publikimi apo keqpërdorimi i veprave të mia pa të drejtë është i dënueshëm. Ju kisha lutur që para se të publikoni ndonjë gjë të dyshimtë, të keni burimin e saktë dhe të sigurt, që të mos bini në kundërshtim me vetveten”, ka theksuart ai./Arbresh.info
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...