Reagimi i kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ku tha se “Sot, gjatë ditës, jam informuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër të ndalen kamerat në vendvotime”, solli reagimin e menjëhershëm të KQZ-së.
KQZ reagoi duke thënë të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre, shkruan Arbresh.Info.
Njoftimi i plotë i KQZ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e sheh të nevojshme të njoftojë dhe sqarojë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me menaxhimin e Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve, pas paqartësive të krijuara në opinion.
Në ditën e zgjedhjeve, të gjitha shkollat të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit janë në kompetencë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Po ashtu, të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre.
Të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej Republikës së Kosovës janë unfiorme dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat. Këto rregulla kanë qenë të tilla edhe në proceset e kaluara zgjedhore dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...