Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar pasi kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se deputetja Doarsa Kica-Xhelili nga Lista Guxo ka kaluar në LDK.
KMDLNj vlerëson se ky kalim është bërë krejtësisht për çështje parimore dhe se deputetja Kica-Xhelili po sulmohet, stigmatizohet dhe linçohet padrejtësisht.
Në reagimin e tyre thuhet se nuk është hera e parë e sigurisht nuk do të jetë as e fundit që një deputet i Kuvendit të Kosovës ndërron parti dhe, me kalimin në partinë tjetër, në mungesë të një ligji apo rregulloreje, e bartë edhe mandatin e fituar në subjektin nga i cili largohet.
“E veçanta e këtij kalimi është se deputetja Kica kalon në LDK që është parti opozitare nga një Listë LVV – Guxo që është në pushtet dhe që ka pushtet absolut. Kjo, pa asnjë dyshim tregon se kjo deputete është e liruar nga çdo interes personal me këtë kalim dhe se, pa asnjë dyshim më shumë do të përfitonte po të mbetej pjesë e pozitës”.
Reagimi i plotë:
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Doarsa Kica – Xhelili që ishte pjesë e Listës LV – Guxo, kaloi në radhët e LDK-së dhe sot u zyrtarizua nga kryetari i LDK-së. Nuk ishte hera e parë e sigurisht nuk do të jetë as e fundit që një deputet i Kuvendit të Kosovës ndërron parti dhe, me kalimin në partinë tjetër, në mungesë të një ligji apo rregulloreje, e bartë edhe mandatin e fituar në subjektin nga i cili largohet. E veçanta e këtij kalimi është se deputetja Kica kalon në LDK-ë që është parti opozitare nga një Listë LV – Guxo që është në pushtet dhe që ka pushtet absolut. Kjo, pa asnjë dyshim tregon se kjo deputete është e liruar nga çdo interes personal me këtë kalim dhe se, pa asnjë dyshim më shumë do të përfitonte po të mbetej pjesë e pozitës.
KMDLNj vlerëson se ky kalim është bërë krejtësisht për çështje parimore dhe se deputetja Doarsa Kica – Xhelili po sulmohet, stigmatizohet dhe linçohet padrejtësisht dhe nga pozita hakmarrëse aq më parë që kishte raste të ngjashme në të kaluarën, jo fort të largët që një deputete, në mbledhjen e parë të konstituimit të Kuvendit kaloi nga PDK –ë në LV –ë dhe se në sallë hyri e shoqëruar nga kryeministri Kurti duke u pritur me duartrokitje nga deputetët e pozitës. Në mungesë të një baze ligjore që e detyron deputetin që me kalimin në një parti tjetër, ta dorëzojë edhe mandatin e deputetit është e tepërt dhe e panevojshme të flitet për standarde morale për faktin se askush nuk po i përmbahet këtij standardi dhe se ky standard ( moral ) ligjërisht nuk është detyrues.
Mirëpo, KMDLNj –ë e sheh si të panevojshme, të papranueshme dhe të dëmshme gjuhën që po përdoret nga ish – kolegët, ish – bashkëpartiakët thuaja në të gjitha rastet kur po ka konvertime të tilla aq më parë që, po të njëjtit edhe më tutje bashkëpunojnë qoftë përmes votimit të ligjeve në Kuvend, në komisionet e përbashkëta parlamentare e sidomos gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, që aq fort i duan. Në fund të fundit, edhe nëse flitet për një standard moral hipotetik, nuk mundet dhe nuk është aspak e moralshme që për të njëjtin veprim dikush të cilësohet tradhëtar dhe dikush tjetër patriot!
KMDLNj –ë kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, politikanët, pavarësisht përkatësisë partiake dhe dallimeve tjera që të jenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre publike në mënyrë që të mos ndikojnë në tensionimin e situatës aq më parë që deputetët e Kosovës kanë detyrim të përfaqësojnë, mbrojnë dhe promovojnë të drejtat, jo vetëm të votuesve të tyre por të gjithë qytetarëve të Kosovës. Po e njëjta vlenë edhe për politikanët.
KMDLNj – uron deputeten Doarsa Kica – Xhelil për një qëndrim jashtëzakonisht korrekt ndaj sulmeve të pambështetura që po i bëhen duke i uruar sukses në vazhdimin e punës si deputete e Kuvendit të Kosovës, për të mirën e subjektit në të cilin ka kaluar dhe për interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa bërë fare dallime.
Ndërkaq, për të tejkaluar këto situata të pakëndshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të nisin ndryshimin e bazës ligjore që lejon këso kalimesh, me bartje të mandatit duke e kushtëzuar apo sanksionuar me ligj se një deputet që e ndërron subjektin politik nuk mund ta merr me vete mandatin e deputetit të fituar në një subjekt tjetër politik. Deri atëherë duhet të tregohen të përmbajtur në deklarime publike dhe duhet të mos zbatojnë standarde të dyfishte duke e luajtur lojën e tradhtarit dhe të patriotit!/arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...