Të hënën, Kosova dhe Izraeli arritën marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në një ceremoni virtuale, e cila përfshiu zbulimin e një pllake në vendin e ardhshëm të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Gjatë ceremonisë, Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi deklaroi se ai tashmë kishte aprovuar një kërkesë për të hapur ambasadën e Kosovës, ndërsa disa raporte sugjerojnë se mund të jetë operacionale që nga muaji mars.
Vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadën e saj në Jerusalem e ka kritikuar gjerësisht në atëkohë, përfshirë Turqinë, Lidhjen Arabe, edhe Bashkimi Evropian.
Peter Stano, zëdhënësi i BE për punët e jashtme, sërish kritikoi Prishtinën duke ia rikujtuar se të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv.
“Pozicioni i BE-së për lëvizjen e ambasadave në Jeruzalem është i qartë: Në përputhje me rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të KB për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe delegacionin e BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai, raporton prishtinainsight.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian pret që Kosova të veprojë në përputhje me rrethanat ose të rrezikojë minimin e perspektivës së saj Evropiane.
“Kosova e ka identifikuar integrimin në BE si përparësinë e saj strategjike”, tha Stano. “BE pret që Kosova të veprojë në përputhje me këtë angazhim në mënyrë që perspektiva e saj Evropiane të mos minohet”, shtoi ai.
Ndryshe, vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve janë rezultat i marrëveshjeve të arritura në Uashington në shtator midis Kosovës, Serbisë dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?