Google ADS

Reagon kancelari gjerman: Rusia ta ndalë menjëherë sulmin ushtarak, kjo është e tmerrshme

07:36 | 24 Shkurt 2022
S D

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Rusia duhet të ndalojë menjëherë veprimin ushtarak ndaj Ukrainës. Veprimin e presidentit rus Vladimir Putin e ka quajtur të pamatur, teksa thekson se populli gjerman solidarizohet me popullin e Ukrainës.

Kancelari gjerman Scholz, reagimin e ka bërë në profilin e tij në Twitter, duke theksuar se dita e sotme është e zezë për Evropën.

“Sulmi rus ndaj Ukrainës është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Nuk ka asnjë justifikim për të. Gjermania dënon këtë akt të pamatur të Presidentit Putin në termat më të ashpër të mundshëm. Solidariteti ynë është me Ukrainën dhe popullin e saj. Rusia duhet të ndalojë menjëherë këtë veprim ushtarak. Në kuadër të G7, NATO-s dhe BE-së, ne do të koordinohemi nga afër sot. Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën”, ka shkruar kancelari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme