Google ADS

Reagon Isa Mustafa pas humbjes së LDK-së në Podujevë: Rezultati është i papritur

23:59 | 29 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Podujevës ku LDK për herë parë pas 20 vjetësh nuk ka dalë fituese.

Mustafa tha për Klan Kosova se rezultati është i papritur, por vota e sovranit meriton të respektohet.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se LDK duhet ta mendoj qajen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjëve.

“Është një rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton te respektohet. Në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur ti kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. Kurse, është dëshmuar se ndryshimet shpesh nuk sjellin rezultate”.

“LDK ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjëve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyar Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”.

 

Të ngjashme