Google ADS

Reagon Hoti pasi LVV akuzoi LDK-në për ekonominë: Prita që në video do të tregoni sa është zvogëluar importi nga Serbia

18:04 | 9 Shkurt 2023
E.H

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një tjetër video, përmes së cilës ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për qasjen në ekonomi.

Sipas partisë në pushtet, LVV-së,, “ekonomia e LDK-së” është në shërbim të grupeve të interesit.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook.

Hoti ka ironizuar duke thënë se “prita se do të jetë ndonjë video se sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia”.

“Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?! Por, JO! Ishte video për të vetmen gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

Lexo edhe:

LVV me video të re: Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme