Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj ndalimit të qytetarëve që po u bëhet në kufi për shkak të gjobave që kanë në komunikacion.
Ajo ka thënë se gjobat të cilat shqiptohen në komunikacion duhet të paguhen. por sipas saj, kjo formë përveç që është maltretim për qytetarët është edhe e paligjshme dhe jokushtetuese dhe duhet të ndalohet sa më parë,
“Këto ditë kam dëgjuar shumë ankesa nga qytetarët që po ndalohen në pikat kufitare me orë të tëra për shkak të mospagesës së gjobave të shqiptuara në komunikacion madje edhe për 20 euro. Natyrisht që gjobat të cilat shqiptohen në komunikacion duhet të paguhen por kjo formë përveç që është maltretim për qytetarët është edhe e paligjshme dhe jokushtetuese dhe duhet të ndalohet sa më parë”.
“Kjo formë, pa vendim urdhër gjykate, pa njoftim paraprak, pa ftesë pra pa zbatim ligji, është kidnapim. Qeveria e pakicës por megalomane me poste ministrore e zëvendës të tyre, pa problem i falë 53 milion Bechtel Enkas, paguan borxhet e serbëve me taksat tona, i ngritë pagat për vete, rehaton militantët nëpër institucione ndërrmarje, shpik poste për t’i kënaqur apetitet e individëve e grupacioneve, rrezikon gjigantët ekonomik, ndaj qytetarëve po qëndron me kamxhik!”, ka deklaruar ajo.
Thotë se këto vendime duhet të ndalohen sa më parë, duke i quajtur si absurde dhe të paligjshme dhe që po ua vështirësojnë edhe më shumë jetën qytetarëve.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...