Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në lidhje me dokumentet për hyrje-dalje.
Ajo përmes rrjetit social Facebook, tha se reciprociteti është parimi që e bën Kosovën të jetë vend normal.
“Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, shkroi Haxhiu.
Kujtojmë se, lajmin për arritjen e marrëveshjes e dha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Serbia është pajtuar që të mos i lëshojë më dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës në vendin e tyre, ndërsa Kosova është pajtuar që të mos nis me zbatimin e reciprocitetit në këtë pikë./arbresh.info/
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit