Google ADS

Reagon Haradinaj-Stublla: Nuk ka pasur import të gjakut por të produkteve diagnostikuese

23:10 | 18 Prill 2020
Arditë Shkodra

Meliza Haradinaj-Stublla, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj akuzave të fundit që aludonin se në vitin 2018 është bërë import i gjakut nga Serbia.

Këshilltarja e Kryetarit të AAK-së ka thënë se këto akuza janë thjesht shpifje.
Haradinaj-Stbulla ka shkruar se pas ekzaltimit, Vetëvendosja tani po kalon mbi urën më të vështirë: ajo që çon nga dëshpërimi në mohim.
Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për importim të produkteve diagnostikuese (reagensa dhe kalibrator).

Postimi i saj i plotë:

SHPIFJA, STREHA E FUNDIT E HORRAVE

Pas ekzaltimit, Vetëvendosja tani po kalon mbi urën më të vështirë: ajo që çon nga dëshpërimi në mohim!

Duke kaluar sot mbi këtë urë, mllefi e mëria e brendshme dhe mungesa e të vërtetave të dobishme, i shtyn të ngratit në kërkim dëshpërues tek ‘streha e shpifjes’- kështu si këtë djaloshin militantesk (https://www.facebook.com/796394597/posts/10158105412584598/?d=n).

E VËRTETA: nuk ka pasë import të gjakut por të produkteve diagnostikuese (reagensa dhe kalibrator). Për më shumë shihni më poshtë demantin e atëhershëm nga Dogana dhe tabelën e importeve të këtij produkti ku tarifimi i këtyre produkteve është bërë në kategorinë doganore të gjakut!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme