Google ADS

Haradinaj pas shfuqizimit të vendimit për 50 milionë eurot e Bechtel Enka-s: Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti

19:21 | 6 Mars 2020
Arditë Shkodra

Pas anulimit të vendimit të Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”, nga Qeveria e re e Kosovës, e që thuhej se ia mundësonte Bechtel-Enkas 50 milionë euro, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka quajtur mashtrim, duke thënë se qeveria e re anuloi vetëm kyqjet për Ferizajn dhe Vitinë.

“Sot, duke manipuluar me shifra dhe duke trumbetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hir të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim-autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme