Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci, ka reaguar lidhur me lajmin në media se kinse ai ka thënë se është mëkat që shqiptarët u bënë myslimanë. Ai sqaron se në intervistën dhënë për Huffington Post ku ka folur për prejardhjen e popullit shqiptar si dhe për religjionin e shqiptarëve është keqinterpretuar një fragment i intervistës së tij.
Postimi i tij i plotë:
Reagim lidhur me një fragment të intervistës sime, dhënë gazetës Huffington Post:
Lidhur me botimin e një fragmenti të intervistës sime, dhënë gazetën Huffington Post, i plasuar nga portale në Kosovë, po jap këtë sqarim:
Kushdo që e ka botuar fragmentin i pari nga portalet e lajmeve në Kosovë dhe i cili pastaj është ribotuar nga portale të tjera, ka bërë një keqpërkthim ose keqinterpretim, kinse unë kam deklaruar që “…mëkati ynë ishte se ne u bëmë pjesë e Perandorisë Osmane dhe u konvertuam në islam”.
Dëshiroj të sqaroj se këtë nuk e kam thënë unë, është nëntitull i përdorur nga redaksia e gazetës Huffington Post. Madje, edhe aty, fjala në anglisht për mëkat (“sin”) është i vendosur në thonjëza. Askund në tekstin e intervistës nuk mund të gjindet që këtë e kam thënë unë.
Për sqarim, po e postoj këtu, si foto, tekstin në anglisht ku përdoret fjala “mëkat”, në anglisht “sin” në nëntitull. Gjithashtu po e postoj edhe linkun e plotë të intervistës sime, të cilën nuk e kam parë para botimit. Kërkoj nga portalet të cilat e kanë plasuar fragmentin me pasaktësi në gjuhën shqipe, që ta përmirësojnë, për hir të korrektësisë publike dhe përgjegjësisë profesionale.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...