Gjykata Speciale ka reaguar me anë të një komunikate për media lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket dosjeve që u dërguan në OVL UÇK si dhe komenteve të kësaj të fundit.
Me anë të një komunikate për media, zyra për informim e këtij institucioni ka thënë se ditëve të fundit ka marrë një sër pyetjesh nga gazetarët në lidhje me çështjet që janë shtjelluar këto ditë.
“Gjatë këtyre javëve të fundit zyra ime ka marrë shumë pyetje nga gazetarët në lidhje me deklarata të bëra nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila në një numër rastesh është përfshirë në aktivitete që unë besoj se kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë. Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitete të tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
Madje, Gjykata Speciale ka lavdëruar gazetarët që nuk kanë publikuar dokumentet që iu dhanë.
“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të lavdëruar gazetarët me etikë në të gjithë Kosovën të cilët nuk kanë pranuar të botojnë dokumentet që iu dhanë, si dhe numrin e madh të gazetarëve të cilët vullnetarisht na kanë dhënë dokumentet që ata morën nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dhe kanë pranuar publikisht se pjesëmarrja në shpërndarjen e një informacioni të tillë mund të ishte krim sipas Kodit Penal të Kosovës”, ka thënë Christopher Bennet, që është zëdhënës i këtij instituicioni.
“ZPS-ja është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre.Gjatë këtyre javëve të fundit zyra ime ka marrë shumë pyetje nga gazetarët në lidhje me deklarata të bëra nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila në një numër rastesh është përfshirë në aktivitete që unë besoj se kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë”, kanë thënë nga Specialja.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...