Google ADS

Reagon Gërxhaliu pas lajmeve për shkarkimin e tij

22:36 | 12 Shtator 2021
KRG

Ish- Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka reaguar pas lajmeve  ku është thënë se ai është shkarkuar nga detyra.

Gërxhaliu me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se mandati i tij i parë ka përfunduar më 28 gusht.

” Me 28 gusht mu është skadu  mandati i parë, nuk kam asnjë njoftim mandej e kanë bë një koordinator të punës Musa Gashin, ai ka qenë nja 4 apo 3 ditë koordinator”

Sipas burimeve nga brenda, arbresh.info , mëson se ai është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Flutura Gogaj.

Ndryshe, Gërxhaliu ka thënë se emërimin e Flutura Gogaj e ka mësuar me anë të një email të dërguar nga Flutura  ku ka kërkuar një takim për  të diskutuar në detaje rreth procesit  të punës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme