Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas lirimit nga autoritetet serbe të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Gërvalla tha se lirimi i tij erdhi pas presionit të madh që ndërkombëtarët i bënë Serbisë, përcjell Arbresh.info
“Sapo u njoftova nga përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari se pas presionit të madh ndërkombëtar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, ka thënë Gërvalla.
Lexo edhe:
Autoritetet serbe lirojnë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq
Sipas Gërvallës, arrestimi i Jankoviqit ishte një hakmarrje e Serbisë pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“Ai ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë. Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”, shkroi Gërvalla në llogarinë e saj në Facebook./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...