Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj e ka sqaruar situatën që ndodhi sot në parlament në përleshjen mes Xhavit Halitit e Arben Gashit.
Dreshaj e ka porositur deputetin e LDK-së që të ketë kujdes me fjalorin e tij.
Dreshaj ka thënë se Gashi me moshë mund të jetë djali i Halitit dhe se nuk bën të nxisë situata të tilla.
Postimi i plotë:
“Lexova në media shumë tituj bombastik e skenare të ndryshme të ngjarjes që ndodhi sot në parlament.
Së pari dua të sqaroj se synimi im si deputet nuk ka qenë kurrë, e nuk do të jetë asnjëherë shfaqja e trimërisë e forcës, por përfaqësimi i denjë si i përzgjedhur i popullit.
Në rastin e sotëm në polemikat mes Xhavit Halitit e Arben Gashit qëllimi im nuk ishte që të qëroi hesape me askënd, por i tregova deputetit Gashi se nuk është e hijshme që të nxisë situata të tilla me fjalorin banal që kohëve të fundit po e shfaqë në parlament dhe më pas të nxisë situata të tilla ndaj deputetit që me moshë mund të jetë baba i tij.
Veprimi im nuk ishte për të mbrojtur shokun tim të kahmotshëm, Xhavit Halitin, sepse në të njëjtën situatë do të veproja ndaj secilit deputet tjetër në këtë moshë, të çfardo partie qoftë.
E porosis Arben Gashin që të zgjedhë fjalë më të pjekura në kuvend sepse këto që po i thotë nuk përfaqësojnë kulturën e familjes së tij, të cilën e njoh mirë.
Kërkoj falje nëse dikush mund të jetë ndier keq për këto situata, por qëllimi nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë kurrë për nxitje të dhunës në parlament” shkruan Gani Dreshaj.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...