Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë në detyrë për lirim të masave antiCOVID.
Përmes një komunikate për media, FSSHK theksojnë se aq më keq që asnjë parti politike nuk reagon për shkak të apetiteve politike.
Kjo federatë kërkon përgjegjësi kolektive e popullore që ta ruani veten, duke thënë se është më se evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit, por vetëm votën e tyre.
“Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës”.
“Ju lutemi dhe përgjërohemi – thirrini mendjes në veprimet tuaja. Jeta është më e shtrenjtë se një votë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...